Malisheva barazon në Drenas, por siguron kreun e tabelës

by Nexhat

Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futbolli nisi këtë të premte dhe përfundoi sot.

Në “Rexhep Rexhepi” sot, Feronikeli ’74 i bëri konak Malishevës,

Në një ndeshje mjaft të luftuar, rezultati mbeti i barabartë.

Malisheva e humbi fitoren nga duart në fundin e ndeshjes, me Feronikelin ’74 që barazoi në minutën e 99-të.

Për Malishevën shënoi Agon Xhaka në minutën e 64-të, me pjesën e parë që mbyllej pa gola.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit dhe se Malisheva do të arkëtojë tri pikë shumë të rëndësishme, në skenë doli Armend Gashi i “Niklit”, që shënoi për 1-1.

Kështu, Malisheva ngjitet në krye të tabelës përsëri, por me vetëm një pikë më shumë se ndjekësi, Ballkani që ka 13 pikë.

13 pikë kanë edhe Llapi e Suhareka në vendin e tretë dhe të katërt, respektivisht.

Dukagjini zë vendin e tetë, atë të barazhit, teksa Ferizaj e Feronikeli ’74 janë në zonën e rrezikshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023