Dramë në fushë dhe tribuna, derbi i Madridit përfundon pa fitues

by Nexhat

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë luajtur baras 1-1 në derbin e kryeqytetit spanjoll në një ndeshje ku zgjati më shumë se 2 orë e 20 minuta.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit me Julian Alvarez, por goditja e argjentinasit u prit nga Courtois në minutën e 10-të

banner

Mysafirët u kundërpërgjigjen me dy raste kur Valverde provoi dhe Bellingham më vonë, por pa sukses

Megjithatë 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllen me rezultatin e fillimit, 0-0.

Ishte minuta e 64-të e ndeshjes, kur ndeshja u zhbllokua me Real Madridin që krijuan epërsinë.

Vinicius Junior harkoi bukur në zonë për Eder Militaon, i cili me një goditje të fuqishme realizoi për t’i dhënë epërsinë Los Blancos në 0-1.

Vetëm katër minuta më vonë ndeshja u ndërpre për më shumë se 15 minuta, pasi tifozët vendas filluan të gjuanin gjësende të ndryshme në drejti të portierit Thibaut Courtois.

Megjithatë gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, derisa trajneri i vendasve, Diego Simeone dhe disa futbollistë biseduan me tifozët për t’i qetësuar ata.

Ndeshja filloi pas 15 minutave me Atletico Madridin që kërkonte me çdo kusht golin e barazimit, derisa një goditje e fortë nga Samuel Lino u prit nga Thibaut Courtois.

Los Colchoneros u hodhën të gjithë në sulm për të kërkuar golin e barazimit duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Megjithatë për të barazuar shifrat në 1-1, u desh të pritej minuta e 90+6, kur Angel Correa kaloi edhe portierin Courtois dhe barazoi shifrat në 1-1.

Atletico Madrid me këtë pikë ruan pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë, derisa Reali është në të dytën me dy pikë më shumë.

Në xhiron e ardhshme, Real Madrid para tifozëve të vet përballet me Villarrealin, derisa Atletico Madrid luan në udhëtim te Real Sociedad.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy