Nën tingujt e “Bareshës” – Baleti Kombëtar i Kosovës me performancë të shkëlqyer në Korenë e Jugut

by Nexhat

Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në Korenë e Jugut, në kuadër të festivalit ‘Cheonan World Dance Festival’.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Baletit në Facebook, ku u njoftua se është interpretuar baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

banner

Në lidhje me këtë performancë ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.

Ministri shprehet i lumtur për performancën e shkëlqyer të balerinëve shqiptarë

“Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” prezantohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Korenë e Jugut. Përfaqësim i shkëlqyer i balerinëve tanë në festivalin Cheonan Ëorld Dance Festival”, kanë qenë fjalët e Çekut.

Muzika është realizuar nga Tish Daija, koreografia nga Panajot Kanaçi dhe kostumografia nga Vesa Kraja.
Trupa e Baletit të Kosovës ka realizuar tashmë disa shfaqje të veçanta nëpër vende të ndryshme të botës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy