Guardiola për Haalandin: Ai kurrë nuk hidhërohet me trajnerin

by Nexhat

Erling Haaland e shfaqi mbrëmë dëshpërimin e tij kur u zëvendësua në ndeshje me Slovan Bratislavën në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Pep Guardiola vendosi ta largonte nga loja sulmuesin norvegjez tek rezultati 3:0 për “Citizens” në mënyrë që ta pushojë atë shkaku i sezonit të ngjeshur, por edhe ndërkohë për t’ua dhënë hapësirën lojtarëve që kanë më pak mundësi të luajnë gjatë sezonit

“Erling nuk është kurrë i zhgënjyer me trajnerin e tij. Kurrë, asnjëherë. Si trajner, jam më i sigurt dhe i lumtur kur Erling është në fushë. Do ta vendos gjithmonë në fushë, por rezultati ishte 0:3, ishte thuajse punë e kryer. Dhe, me këtë numër ndeshjesh që i kemi, duhet ta ruajmë dhe ta pushojmë, duhet të kujdesemi për të. E pati një goditje të rëndë në ndeshjen e fundit me Neëcastle Unitedin, ja pse pas rezultatit 0:3 dhe pas një goli fantastik, doli nga loja”, shpjegoi trajneri i Cityt në mikrofonin e “TNT Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut më pas e lavdëroi Ilkay Gundoganin, i cili u rikthye në “Etihad Stadium” pas një viti të kaluar me ekipin nga Camp Nou.

“Ka luajtur në një nivel të cilin e dimë se mund ta bëjë. Me Newcastlen u bë protagonist i një loje jo fort të bukur, ndoshta njërës prej më të këqijave që e kam parë në 8-9 vjetët e fundit. E bëri një lojë fantastike edhe sot (mbrëmë). E adhuroj të jem trajner i kësaj skuadre, i adhuroj lojtarët”, përfundoi Guardiola.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy