VIDEO/ Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese. Pamjet e qytetit bregdetar i nënshtruar nga përmbytjet

by Nexhat

Reshjet e shiut përfshinë sot pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa një situatë jashtëzakonisht e vështirë u regjistrua në qytetin e Vlorës

Uji ka vërshuar nga të gjitha drejtimet duke hyrë në banesat e qytetarëve, si edhe në bizneset e qytetit

Qarkullimi u vështirësua në pjesë të caktuara të qytetit, ndërsa në brendësi të lagjeve të qytetit bregdetar situate ishte më e rëndë

Për këmbësorët rrugët kanë qenë të pakalueshme, ndërsa vështirësi nuk kanë munguar edhe për automjetet

Në përgjigje të situatës alarmante, Ministria e Mbrojtjes njoftoi mobilizimin e Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se janë evakuuar 30 familje dhe se janë vënë në dispozicion konviktet e shkollave mjekësore, për personat që kanë nevojë.

Po ashtu, ai ka apeluar që qytetarët të kontaktojnë numrat e emergjencës pasi situata vijon të mbetet kritike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy