Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij për simpatizantët, u shpreh se më pak se 24 orë kanë ngelur nga protesta e 7 tetorit, kur pritet të mbahet protesta e opozitës
“Pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo demokrat, opozitar është i betuar për çdo sakrificë
Mirëmbrëma, përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme, për ju pararendësit e betejës të 7 tetorit.
Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demokratëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores
23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë. Nuk ka forcë në botë të na mposhtë. Nisim betejën e jetës sonë, të shansit tonë historik”, u shpreh ai