Çmimi Nobel për Paqen u dha sot në Oslo. Nihon Hidankyo është një shoqatë e themeluar nga të mbijetuarit e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore
Kryetari i Komitetit të Nobelit Joergen Watne Frydnes vlerësoi “përpjekjet e jashtëzakonshme për të arritur një botë pa armë bërthamore”.
Fituesi u shpall në një ceremoni në Oslo të premten, ku Frydnes tha se grupi kishte “kontribuar shumë në krijimin e tabusë bërthamore”.
Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi përdorimin nga grupi të dëshmive për të siguruar që armët bërthamore të mos përdoren më kurrë.
Instituti Norvegjez Nobel tha se 286 kandidatë ishin nominuar për çmimin e paqes të këtij viti, një numër që përfshin 197 individë dhe 89 organizata.