Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit: “Përfundon këtu ëndrra evropiane”

by Nexhat

Kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë që do të strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Ata janë shtetas nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët u sollën në vendin tonë nga anija e Marinës italiane Libra

banner

Ndërkohë në pritje të refugjatëve kanë dalë edhe disa aktivistë të shoqërisë civile të cilët kanë shpalosur banderolën “Përfundon këtu ëndrra evropiane”.

Në posterat e tyre duket edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrja italiane Giorgia Meloni të veshur si policë.

LSA

Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të strehohen vetëm meshkuj, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil, e nëse do t’u miratohet do të dërgohen në Itali, në të kundërt do të kthehen në vendet e origjinës.

Të martën, kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbrojtur marrëveshjen me Shqipërinë në Kuvend.

“Italia ka dhënë një shembull të mirë duke nënshkruar protokollin Itali-Shqipëri për të trajtuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian. Dy objektet sipas protokollit, Qendra Shëngjin dhe Gjadër, janë tashmë gati dhe funksionale. Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane dhe që ka të gjitha kushtet për një rrugë të mirë për të ndjekur edhe me vendet e tjera jashtë BE-së. Gjithashtu falënderoj sërish kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij që besuan bashkë me ne mirësinë dhe efektivitetin e kësaj nisme”, tha Meloni. /Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy