LDK | Kjo qeveri, nga janari do të dyfishojë dhe trefishojë tatimin në pronë për bizneset

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se nga janari 2025 do të dyfishohet dhe trefishohet tatimi në pronë. Kjo parti shpreh shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë, të miratuara nga qeveria e tanishme.

Sipas LDK-së, ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.

banner

“Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tone”, thuhet në njoftim.
“Ne do të rikthejmë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës, ku vetvetiu ata që kanë prona me vlerë më të madhe paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona me vlerë më të ulët paguajnë më pak”, vijon tutje njoftimi i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy