Burimi rrëfen jetën e tij plot vështirësi, befasohet edhe nga vëllai gjatë spektaklit

by Nexhat

Burimi ka përjetuar një befasi emocionuese brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kur vëllai i tij i madh, Egzoni, u shfaq papritur.

Burimi, një nga personazhet më të interesantë të spektaklit, ka ndarë me banorët e tjerë shumë nga historia e tij personale dhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë jetës

Duke qenë i rrethuar nga fotografitë e familjes së tij, Burimi ka ndarë kujtime të rëndësishme për babain e tij dhe vështirësitë që ai ka kaluar.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai ka folur hapur për bullizimin që ka përjetuar në fëmijëri për shkak të shtatit të shkurtë së tij.

Ai tregon se në klasën e gjashtë, kuptoi se nuk do të mund të rritej më, gjë që i ka ndikuar thellë.

Një nga momentet më prekëse për të ka qenë kujtimi për mesuesen e tij të parë, e cila i ka dhënë gjithmonë dashuri dhe mbështetje, duke e konsideruar atë si djalin e saj.

Kjo lidhje ka qenë një burim forcë për Burimin gjatë sfidave të tij.

Ai gjithashtu ka ndarë ndjenjat e tij të thella për momentin e vdekjes së prindërve, duke e cilësuar si një nga periudhat më të rënda të jetës së tij.

Këto rrëfime të ndjera tregojnë një anë të paimagjinueshme të jetës së tij dhe e bëjnë Burimin një personazh edhe më të dashur për publikun.

Tani, me ardhjen e Egzonit për ta takuar Burimin, të dy vëllezërit janë bashkuar për të ndarë kujtime dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse në shtëpinë e Big Brother

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy