Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, u shpall i preferuari i publikut, siç ndodh përherë në këtë format.
Driloni ishte ai që arriti të fitojë këtë status sipas votave të shikuesve
Megjithatë, kjo zgjedhje shkaktoi habi mes banorëve të tjerë, të cilët e panë si të pabesueshme, pasi Driloni nuk ishte shumë aktiv në debatet e përditshme të shtëpisë.
Gresa dhe Bay T diskutuan për këtë përzgjedhje, duke shprehur habinë e tyre.
“Është e çuditshme që Driloni doli i preferuari” tha Gresa, ndërsa Bay T u pajtua me të.
Të dyja dukeshin të befasuara, pasi njëkohësisht ai u bë edhe kapiten i javës.