Prokuroria në Pejë i ka caktuar reperit Stresi, masën e paraburgimit prej 48 orësh për sherrin e bujshëm në Pejë, që ndodhi disa muaj më parë.
Arkimed Lushaj [Stresi] u vetë-dorëzua sot në policinë e Pejës, së bashku me avokatin e tij
E tani, prokuroria i ka caktuar edhe masën e paraburgimit prej 48 orëve lidhur me rastin që bëri bujë në medie
Këtë e bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, deklaroi Rugova.
Stresi, Noizy dhe disa persona të tjerë dyshohet se muaj më parë u përfshinë në një përleshje në një klub nate në Pejë.
Noizy dhe DJ i tij, kanë qenë të arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare