Në një veprim të fundit humanitar, KFOR-i italian ka bërë një donacion të vlefshëm për Shkollën Fillore “Esad Mekuli” në Cerovikë të komunës së Klinës, duke pasuruar kabinetet e lëndëve shkencore me pajisje të reja për lëndët Informatikë, Fizikë, Kimi, Gjeografi dhe lëndë të tjera.
Sipas Nënkolonelit Viktor Kareckis nga shtabi qendror i komandës në Prishtinë, ky donacion ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe ndihmën për nxënësit në zhvillimin e njohurive shkencore
Sipas Nënkolonelit Viktor Kareckis nga shtabi qendror i komandës në Prishtinë, ky donacion ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe ndihmën për nxënësit në zhvillimin e njohurive shkencore.
“Ne kemi bërë këtë donacion për pajisje për kabinetin e informatikës, fizikës, gjeografisë dhe të tjerave dhe e gjithë kjo do të shërbejë në përmirësimin e procesit të arsimit”, tha pranë të pranishmëve Kareckis
Ky akt i KFOR-it italian tregon përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur komunitetin lokal dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillimin akademik të nxënësve në zonën e Klinës.