Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3 të Atilla Kardesh.
Sipas njoftimit, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka thënë se sot zhvilluan takim me Komisionin e Pavarur të Mediave ku shprehën shqetësimet e tyre lidhur me situatën e fundit të krijuar në këtë show televiziv
“Sot patëm takim me Komisionin e Pavarur të Mediave, ku i shprehëm shqetësimet tona lidhur me reagimin tonë të fundit të dorëzuar dje si ankesë dhe kërkesë, e cila menjëherë gjeti mbështetjen edhe nga 38 organizata të tjera joqeveritare.
Si rrjedhojë e nismës së Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, përkrahur edhe nga 38 organizata joqeveritare, u arritë qëllimi i përbashkët i shoqërisë civile për largimin e personit të akuzuar për dhunë fizike, psikologjike, ekonomike nga programi Big Brother VIP Kosova”, thuhet në njoftim.
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës të martën dorëzoi kërkesë në KPM ku bëri thirrje që programi Big Brother VIP Kosova 3 të mbyllej, kjo për faktin se personazhi Atilla Kardesh i cili iu bashkua këtij programi ishte denoncuar publikisht për dhunë fizike nga ish-bashkëshortja e tij Drenusha Latifi, e cila gjithashtu është pjesë e këtij programi.
Listën e organizatave që kanë mbështetur Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës mund ta gjeni më poshtë:
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës
Advocacy Training and Resource Center – ATRC
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
CEL Kosova
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA
DokuFest
Dylberizem
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS
Lëvizja FOL
Rrjeti i Grave të Kosovës
Youth Initiative for Human Rights – YIHR
Initiative for Progress – INPO
Hyjneshat
Termokiss
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
Integra
Fondacioni Bubble
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave – KRCT
Art and Community Center – ARTPOLIS
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
SEKHMET Institute
Community Building Mitrovica
Çohu
Anibar
Kosova Women 4 Women
BIRN
YMCA
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
OJQ Pishtarët
KCSF
KIPRED
Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
Kosovo Democratic Institute – KDI
Community Development Fund – CDF
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Instituti GAP
Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.