“Për 4 vjet, Kryeministri i Kosovës, ministrja e Jashtme i kanë goditur presidentin aktual, Grenellin, me gjuhë fyese” – Besnik Tahiri për raportet Kosovë – SHBA

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë në “Pressing” të T7, se për katër vjet përfaqësues të shtetit, përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur gjuhë fyese gjatë zyrtarëve të administratës amerikane.

Ai tha se edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përdorur gjuhë të rëndë.

banner

Sipas tij, kjo gjuhë nuk do të duhej të lejohej në një odë burrash në fshatin e tij, lërë më ndaj shtetit që ka çliruar Kosovën, thotë Tahiri.

Këto komente Tahiri i bëri teksa komentoi fitoren e Donald Trump dhe kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen në raport me SHBA-të.

“Për 4 vjet, Ka një sulm të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shtetit, nga kryeministri i vendit ndaj sekretarit të shtetit, nga ministrja e Punëve të Jashtme e cila e godet presidentin aktual, Grenellin e shumë të tjerë me gjuhë e cila nuk do të ishte gjuhë e lejueshme në një odë burrash fshat teme, e lërë më një gjuhë aq ofenduese për një shtet që të ka çliru shkurt e shqip”, ka thënë Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy