Zvicra publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve – ftohet edhe një shqiptar i ri

by Nexhat

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Helvetikët do të luajnë dy ndeshje gjatë këtij muaji, ku me 15 nëntor e presin Serbinë, teksa me 18 nëntor luajnë në udhëtim te Spanja.

banner

Për këtë dy ndeshje, trajneri Murat Yakin ka vendosur t’i ftojë plotë 26 futbollistë, ku nuk mungojnë risitë

Listës së Zvicrës i është shtuar edhe një futbollist shqiptar nga Kosova, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili më parë ka luajtur me ekipet zinxhirë të Helvetikëve

Përveç Hajdarit, në listën e Yakin janë edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë: Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në këtë listë nuk mungojnë as yjet e ekipet si Manuel Akanji, Breel Embolo, Remo Freuler dhe Ricardo Rodriguez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy