Atilla Kardesh është bërë temë diskutimi tek banorët e shumtë, gjatë kohës sa ishte brenda e sidomos pas daljes së papritur të mërkurën.
Disa prej vajzave diskutuan madje edhe për paraqitjen e tij fizike, duke e komplimentuar për dukjen.
Diskutimin për paraqitjen e tij e bënë, Xheneta, Gresa, Diana dhe po ashtu Ana.
“Alamet djali. Veç që s’ka mend, se i gjatë e alamet djalë”, dëgjohet duke u thënë Xheneta atyre.
Mendimin e ngjashëm e ndau edhe Gresa duke thënë: “I bukur sa dush valla, i gjatë”.
Diana gjithashtu u përfshi në bisedë lidhur me këtë temë, duke qenë se e ka njohur Atillën dhe Drenushën edhe më përpara.
“Ej a din çfarë çifti kanë qenë këta dy kur janë njoftu”, tha modelja