Flet shoku i Atilla Kardesh: Nëse ai do të qëndronte më gjatë do të bëhej Luizi i dytë i Big Brother

by Nexhat

Shoku i Atilla Kardesh, Jetoni, ka qenë në një linjë telefonike në emisionin Kosova Today, për të folur rreth paraqitjes së Kardesh në Big Brother VIP Kosova.

Ai gjatë këtij emisioni tha se nëse Atilla do të qëndronte më tej do të bëhej Luizi i dytë i Big Brother.

banner

“E paragjykuan shumë shpejt. Se nuk arriti me e kallxu veten, të kish pas mundësi me qëndru vetëm edhe një javë dhe do ta kishte dashtë krejt Kosova”, tha ai gjatë emisionit.

Jetoni gjithashtu u pyet në studio për akuzat kundrejt që iu janë bërë Atillës edhe publikisht tash e sa kohë.

“Jo more çfarë, me kon i rrezikshëm ai,  as familja ime nuk kish qëndru me to. Atilla është shumë dijshëm është shumë djalosh”, deklaroi Jetoni, derisa mohoi pretendimet për veprat penale në Suedi

“Për dhunë në familje në martesën e parë, kurrë s’kam dëgju. Nuk besoj që ka pasë dhunë. Ai nuk ka qenë në burg për dhunë familjare. Drenusha thotë 148 akuza i ka këtu në Suedi, po këtu e bon një vepër penale për komunikacion dhe këtu shkruhesh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy