19
Manchester United e ka shijuar sonte fitoren e parë në Ligën e Evropës.
Pas tri barazimeve radhazi, “Djajtë e Kuq” të udhëhequr nga trajneri i përkohshëm, Ruud van Nistelrooy shënuan fitore 2:0 ndaj PAOK të Greqisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse fillimi i të dytës solli të parin.
Ishte Amad Diallo i cili realizoi për epërsinë fillestare të vendasve në minutën e 50-të të ndeshjes.
Ishte pikërisht Diallo që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Manchester United tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e 15-të.
Në anën tjetër, PAOK ka vetëm një pikë dhe renditet i 32-ti