48
Llapi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 13-të në Superligë.
Ilir Blakcori kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes, pas asistit nga Valmir Veliu,
Por, në minutën e dytë shtesë Ardian Limani shënoi për epilogun e këtij takimi.
Me këtë barazim, Llapi tani ka 16 pikë në vendin e shtatë, vetëm dy larg zona e rrezikshme.
Në anën tjetër, Prishtina shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt.