Portugalia shkatërron Poloninë, Kroacia shokohet nga Skocia

by Nexhat

Portugalia e ka mposhtur me rezultat 5-1 Poloninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dy kombëtaret kishin raste të mira shënimi.

banner

Në 45 minutat e dytë, portugezët shpartalluan mbrojtjen polake, duke shënuar tri gola.

Rafael Leao kaloi Portugalinë në epërsi, kur u asistua prej Nuno Mendes në minutën e 59-të.

Për 2-0 u përkujdes Cristiano Ronaldo(72’) kur shënoi nga penalltia.

Bruno Fernandes hyri në listën e realizatorëve, me golin e shënuar në minutën e 80-të me një asistim të Vitinhas.

Pedro Neto shënoi pas vetëm tre minutash, ndërsa Ronaldo ishte në rolin e asistuesit për 4-0.

Fitoren e Portugalisë e vulosi Ronaldo, kur realizoi edhe golin e dytë personal dhe të pestin për kombëtaren e tij, me një asistim të Trincaos në minutën e 87-të


Po në këtë grup, Kroacia u mposht nga Skocia, me rezultat 1-0.

Kroatët mbetën me dhjetë lojtarët në fushë, pasi Petar Sucic pranoi dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja në minutën e 44-të.

Kroacia u mundua që të largohej me tri pikë, por që në fund pësoi disfatë.

Portugalia e ka vulosur veten si lidere me 13 pikë në Ligën A, Grupi 1, Kroacia me shtatë, Polonia dhe Skocia me katër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy