Mourinho refuzon ta marrë në skuadër yllin e Barcelonës

by Nexhat

Fenerbahce ka pasur bisedime me Barcelonën për huazimin e Ansu Fatit në afatin kalimtar të janarit.

Por Marca ka raportuar se trajneri i skuadrës turke, Jose Mourinho ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me sulmuesin anësorë.

banner

Anësori spanjoll së fundmi mori një lëndim të ri në stërvitje dhe do të mbetet jashtë fushave për një kohë

Megjithatë para se Fati të pësoj lëndim, ai kishte mundësi të huazohej te Fenerbahce dhe dy klubet tanimë thuhet se kishin një marrëveshje.

Por ishte trajneri portugez që refuzoi një gjë të tillë pasi Fati nuk i përshtatet skemave të lojës së tij.

Fati po vuan vazhdimisht nga lëndimet dhe ai nuk është më në planet e trajnerit Hansi Flicjk.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ai pritet të largohet nga Barcelona si huazim dhe Sevilla është skuadra favorite tani për t’i fituar shërbimet e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy