29
Kosova U-19 i ka mposhtur edhe Ishujt Faroe U-19.
Pas fitores së madhe ndaj Spanjës U-19, Dardanët e rinj e regjistruan një tjetër fitore sot.
Ata triumfuan përballë Ishujve Faroe U-19 me rezultat 2:0 në kualifikimet e Kampionatit Evropian U-19.
Golat për Verdhekaltrit i shënuan Dior Gërbovci në minutën e 31-të dhe Eliot Bujupi në atë të 52-të.
Kosova është e treta në Grupin B me 6 pikë, sa i kanë edhe Austria U-19 e Spanja U-19, të cilat i zënë pozitat një dhe dy.