“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”, Sylvinho reflekton pas humbjes me Ukrainën

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, është prononcuar për mediat pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Tekniku brazilian tha se ekipi i tij ka paguar faturën për gabimet që kanë bërë në 15 minutat e para të ndeshjes, teksa vuri theksin tek golat e hershëm si një pikë ku Shqipëria duhet të përmirësohet

banner

“Kemi humbur sepse kemi luajtur shumë keq në 15 minutat e parë. Kemi pësuar dy gola të hershëm dhe kemi paguar çmim të lartë për këtë. Vitin e kaluar jemi kualifikuar në Euro 2024 duke fituar grupin, ndërsa tani jemi në vendin e katërt”

“Nuk besoj që kemi bërë diçka keq. Mendoj se është diçka që u takon të gjithëve. Ajo që duhet të korrigjojmë është të mos pësojmë gola të hershëm. Duhet të përmirësohemi, të rritemi”, ka thënë fillimisht Sylvinho

Tutje Sylvinho foli për gjendjen fizike të Jasir Asanit si dhe për largimin e Mirlind Dakut nga loja pas pjesës së parë.

“Jasir Asani kishte një problem të vogël në ndeshjen me Çekinë. Ai ushtroi fillimisht veçmas dhe më pas u bashkua me skuadrën. Pasi kam diskutuar me mjekun dhe me lojtarin, që tha se është gati, u vendos që të aktivizohet nga fillimi”.

“Sa i përket Dakut ishte zgjedhje taktike, pasi ishte e vështirë të merrnim topin dhe të dilnim përpara me një lojtarë të fortë, vendosëm për Uzunin që luan më mirë në hapësirë”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy