Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për Argjentinën

by Nexhat

Ylli i Interit, Lautaro Martinez shënoi një gol spektakolar për Argjentinën kundër Perusë mbrëmë, duke barazuar numrin e golave të legjendës Diego Armando Maradona për La Seleccion.

Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 32-të ndërkombëtar të martën mbrëma në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Perusë.

banner

Kjo do të thotë që ‘El Toro’ tani është golashënuesi i pestë më i mirë në vendin e tij, së bashku me legjendën e futbollit Maradona.

Më shumë kanë vetëm Hernan Crespo (35 gola), Sergio Aguero (42), Gabriel Omar Batistuta (54) dhe Leo Messi (112 gola).

Lautaro gjeti rrjetën në minutën e 55-të me një gol mahnitës me gërshërë duke çmendur tifozët në Estadio Bombonera.

“Jam i lumtur sepse e gjithë familja ime erdhi këtu dhe unë gjithmonë dua të jap më të mirën time”, ka thënë fillimisht Lautaro për TyC Sports.

“Ky vit ishte vërtet shumë pozitiv dhe e mbyllëm me fitore”.

“Ishte një vit spektakolar për sa i përket paraqitjeve, golave ​​dhe lojërave të luajtura. Dua të vazhdoj të luaj dhe të përmirësohem dita ditës”, përfundoi sulmuesi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy