“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

by Nexhat

Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një moment prekës që ka prekur si publikun ashtu edhe banorët.

U publikua biseda telefonike që Diana Tahiri, një nga banoret, kishte realizuar me babain e saj para disa ditësh

banner

Gjatë bisedës, dëgjohej babai i Dianës teksa i tregonte se kishte pësuar infarkt dhe se i duhej një operacion me rrezik të lartë

Ai e informoi të bijën se ekzistonin 90% gjasa që të mos i mbijetonte ndërhyrjes kirurgjikale. Ky lajm tronditës bëri që Diana të merrte vendimin e menjëhershëm për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova atë ditë, për t’u kthyer pranë familjes së saj.

Në spektaklin e së premtes, Diana u lidh përmes Skype drejtpërdrejt nga Norvegjia, ku ndodhet aktualisht pranë familjes së saj

Ajo shfrytëzoi mundësinë për të përshëndetur banorët dhe për të sqaruar situatën, duke falënderuar produksionin dhe publikun për mbështetjen. Diana theksoi se shëndeti dhe familja ishin prioriteti i saj më i madh në këtë moment të vështirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy