Liverpool janë duke shtyrë për një zgjatje të kontratës me Trent Alexander-Arnold, pavarësisht interesimit nga Real Madridi.
Kjo dyshe do të takohen në Ligën e Kampionëve më 27 nëntor, me fokus të madh në mbrojtësin e djathtë të Liverpoolit.
Alexander-Arnold u tërhoq nga skuadra e Anglisë, para dy ndeshjeve të Anglisë në Ligën e Kombeve gjatë këtij muaji.
Sipas raportimeve, Liverpooli deshi ta shfrytëzojë këtë pushim dyjavor për të zhvilluar bisedimet më shumë me mbrojtësin e djathtë, para përfundimit të vitit.
Alexander-Arnoldit i lejohet të nis bisedimet me secilin klub që nuk vjen nga Premierliga që nga janari i vitit 2025.
Megjithatë, ish-shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore është ende në garë për të mbajtur produktin e akademisë.
“Nuk e di se çka do të ndodhë me situatën e kontratave. Por, e di se ky klub po punon intensivisht për t’i kryer tri marrëveshjet, si të Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold”, ka thënë ai