Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është paraqitur para mediave në Asamblenë e Përgjithshme të Klubit këtë të diel.
Ai ka folur për shumë ngjarje, derisa nuk kaloi pa e përmendur edhe “Topin e Artë” të sivjetëm.
Ai i kritikoi gazetarët e disa shteteve që nuk i dhanë votën Viniciusit, ndër to edhe Shqipërinë.
“Nëse gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të votonin, Viniciusi do ta fitonte Topin e Artë. Këto shtete nuk dhanë asnjë votë për Viniciusin. As edhe një! Finlandezi, të paktën, dha dorëheqje. Dhe ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e jurisë. E vlerësoj këtë”, ka thënë Perez.
“Topin e Artë” për vitin 2024 e ka fituar Rodri, i cili u bë spanjolli i parë për disa dekada që e fiton këtë çmim