E ardhmja e Kevin de Bruyne mbetet totalisht e paqartë.
Mesfushori belg ka thënë se për momentin nuk është në bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt për vazhdimin e kontratës së re dhe e ka pranuar se ky mund të jetë viti i tij i fundit në fanellën e “Citizens”.
“Sinqerisht nuk e di”, deklaroi ylli i “Citizens” kur u pyet rreth së ardhmes së tij gjatë konferencës për shtyp sot, përcjell “Gazeta Express”.
“Në fillim ët sezonit e dija se do të kishte bisedime, por më pas ndodhi lëndimi në Brentford. Është dashur të bisedohej për disa ditë, ndërsa bisedime kanë zgjatur 6-7 javë. I kam lënë të gjitha anash. Nuk jam shumë i brengosur. Jam mirë. Jam i lumtur, dua vetëm të kthehem dhe të luaj mirë futboll dhe të ardhmen do ta shohim”, vazhdoi ai
Lëndimet nuk e kanë lënë rehat futbollistin kualitativ në vitet e fundit dhe po flitet se ai mund të largohet në fund të sezonit nga “Etihad Stadium”.
Sidoqoftë, ai është i fokusuar vetëm tek fusha e blertë.
“Përgjigjet mund t’i jap veç unë, por nuk e di. Nëse nuk do të ketë bisedime, do të jetë viti im i fundit në këtë klub, por nuk e di. Kishim bisedime gjatë verës, por më pas erdhi lëndimi dhe nuk isha në gjendjen më të mirë psikike për të biseduar. Kam nevojë të kthehem në fushë dhe të jem sërish vetvetja. Nuk ka nguti, nuk ndihem i lënë anash, nuk jam i brengosur. Vazhdimi i Guardiolës mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ndoshta do të ishte e dobishme ta kem një bisedë me Pep për të diskutuar të ardhmen time. Ka kimi, e di se si shkojnë punët”, përfundoi De Bruyne