Është një lojtar i vetëm që komandon në renditje të Këpucës së Artë: është Robert Lewandowski, në krye me 30 pikë pasi u rikthye me gol në barazimin e Barcelonës me rezultat 2:2 ndaj Celta Vigos.
Prapa polakut gjendet Harry Kane, autor i tre golave kundër Augsburgut, i cili i ka 28 pikë, shkruan “Gazeta Express”.
E podiumin në këtë aspekt e mbyll Erling Haaland, i cili nuk arriti të shënonte as kundër Tottenhamin, derisa Manchester City po përjeton krizë të thellë pikërisht në mungesë të golave të tij.
Mateo Retegui e Victor Gyokeres janë befasi të këtij sezoni dhe gjenden në TOP 5, ndërsa pritet të shkëlqejnë edhe në këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve me ekipet e tyre, Sporting Lisbona respektivisht Atalanta
Ata i kanë lënë prapa lojtarët e kalibrit të Kylian Mbappé, Cole Palmer, Jonathan David, Mohamed Salah e Vinicius Junior.
Siç dihet, golat në ligat më të forta evropiane si Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1 llogariten nga 2 pikë, kurse në ligat me kualitet më të ulët llogariten nga 1,5 ose 1 pikë për gol. /Gazeta Express/
Renditja e Këpucës së Artë
Robert Lewandowski (Barcelona) 30 pikë
Harry Kane (Bayern Munich) 28
Victor Gyokeres (Sporting Lisbona) 24
Erling Haaland (Manchester City) 24
Mateo Retegui (Atalanta) 24
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 22
Mohamed Salah (Liverpool) 20
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20
Marcus Thuram (Inter) 18
Moise Kean (Fiorentina) 18
Bryan Mbeumo (Brentford) 16
Raphinha (Barcelona) 16
Ante Budimir (Osasuna) 16
Mason Greenwood (Marseille) 16
Chris Wood (Nottingham Forest) 16
Vinicius Junior (Real Madrid) 16
Kylian Mbappé (Real Madrid) 14
Tim Kliendienst (Bor. M’Gladbach) 14
Ayoze Perez (Villarreal) 14
Cole Palmer (Chelsea) 14
Jonathan David (Lille) 14
Joane Wissa (Brentford) 14
Ademola Lookman (Atalanta) 14
Jonathan Burkardt (Mainz) 14
Matheus Cunha (Wolverhampton) 14
Nicolas Jackson (Chelsea) 14