Alvaro Morata ishte një nga lojtarët më të kritikuar të kombëtares spanjolle në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe tashmë ai ka zbuluar presionin që kishte mbi vete.
Ai ishte vazhdimisht i ekspozuar ndaj “breshërisë së zjarrit” nga publiku vendas dhe nuk ishte larg largimit nga ekipi spanjoll i futbollit, i cili fitoi titullin kampion evropian.
Në fund të nëntorit u publikua dokumentari “A Team Called Spain: The Road to the Fourth”, i cili përshkruan ngjarjet e kampionatit, të cilin Spanja në fund e fitoi duke festuar kundër Anglisë në finale.
Në një klip në pronësi të gazetës Marca, Morata përshkruan se si është ndjerë gjatë turneut dhe thotë se ishte afër largimit nga kombëtarja.
“Nëse shokët e skuadrës nuk do të më kishin mbështetur, do të largohesha nga kombëtarja spanjolle”, ka thënë Morata.
Morata që në fillim të videos lexon kritikat që ka marrë gjatë kampionatit dhe ka shpjeguar sesi është përpjekur të distancohet prej tyre dhe teksa po e lexon, shokët e skuadrës e vlerësojnë si dhe trajneri Luis de la Fuente gjithashtu.
“Kapiteni më i mirë, një ditë do të kuptojmë se çfarë do të thoshte për futbollin spanjoll”, tha De la Fuente