Real Madridi do të synojë ta përforcojë mesfushën e tyre verën e ardhshme, për të ndihmuar që ta plotësojnë boshllëkun e lënë nga Toni Kroos këtë vit.
Një prej lojtarëve të cilët ata janë duke monitoruar është mesfushori Hugo Larsson i Eintracht Frankfurt.
20-vjeçari ka qenë në një formë fantastike për Eintracht Frankfurtin, të cilët momentalisht janë rivali më serioz i Bayern Munich për titull në Bundesliga.
Sky Sports tashmë ka raportuar se Real Madridi është futur në mesin e skuadrave që po e ndjekë talentin suedez, mes thashethemeve se Manchester United dhe Arsenali janë të interesuar gjithashtu.
Për të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e Larsson, çmimi i kartonit të tij mendohet të jetë rreth 50 milionë euro.
Për më shumë, Real Madridi tashmë e kishte identifikuar Larsson si një lojtar për t’u ndjekur.
Kjo pasi gjiganti spanjoll e kishte nën vëzhgim atë që nga koha kur luante për grupmoshat U19 të Malmos, klub nga i cili u transferua për 9 milionë euro në Gjermani.
Larsson ka luajtur titullar në pothuajse të gjitha ndeshjet për Frankfurtin këtë sezon dhe ka katër gola dhe një asistim në 19 paraqitje