51
Kombëtarka e Suedisë sonte triumfoi bindshëm ndaj asaj të Serbisë.
Suedia fitoi ndeshjen 6-0 për t’u kualifikuar në EURO 2025 në konkurrencën e femrave, që mbahet në Zvicër.
Në ndeshjen e sontme, golashënuese ishte edhe kapitenia, Kosovare Asllani, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 19-të.
Ajo pas ndeshjes e postoi një foto në rrjeter sociale, duke shkruar “Shihemi në Zvicër më 2025”.
Suedia kaloi tutje pasi fitoi 8-0 pas dy ndeshjeve. Paraprakisht kishte fituar 2-0 në Leskovc më 29 nëntor.