Një tension i ashpër shpërtheu mes Leos dhe Lelës në shtëpi, ku xhelozia e Leos për një situatë të pazakontë u bë shkak për një debat të fortë.
Gjithçka nisi kur Lela nuk ndryshoi anën e saj teksa flinte pranë Drilonit dhe Sarës, pasi ishin të lidhur fizikisht për shkak të një sfide nga formati
Leo, i prekur nga kjo situatë, e akuzoi hapur Lelën duke i thënë: “Nëse kishe ndjenja për mua, nuk do ta bëje këtë”.
Nga ana e saj, Lela u përpoq të shpjegonte se veprimi i saj nuk ishte i qëllimshëm dhe se nuk donte ta lëndonte Leon.
Ajo theksoi se situata ishte pjesë e lojës dhe se nuk kishte arsye për t’u interpretuar si një mungesë respekti ose ndjenjash