Gola dhe spektakël, Reali shkëlqen në Bergamo, thyen 3-2 Atalantan, fitojnë edhe Bayern, PSG e Liverpool. Leverkusen “fik” Inter në fund

by Nexhat

5 gola të shënuar, raste të shumta për shënim, në fund feston Real Madrid pas suksesit 3-2 në transfertë përballë Atalantas. Carlo Ancelotti i falet yjeve të ekipit Mbappe, Vinicius dhe Bellingahm, të tre gjetën rrugën e rrjetës. Golat e De Ketelaere dhe Lookman vetëm sa e bënë më të bukur këtë takim, por pa mundur të shmangin humbjen brenda në shtëpi. 

Pavarësisht fitores, Reali mbetet larg zonës së sigurt, për momentin renditet në vendin e 18-të. Një fitore të rëndësishme siguroi Bayer Leverkusen përballë Inter. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 90-të nga Mukiele.

banner

Në xhiron e 6-të të Champions League, me fitore dolën ekipet e mëdha, me Bayern Munich që mposhti 1-5 në transfertë Shakhtar, ndërsa PSG fitoi 0-3 përballë Salzburg. Vijon ecurinë perfekte në Champions ekipi i Liverpool që përballë Girona siguroi fitoren e 6-të në 6 ndeshje. Salah realizoi golin e vetëm të takimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy