Gjyqi për inceneratorin e Tiranës, shtyhet seanca pas kërkesës së Prokurorit  

by Nexhat

Seanca paraprake për inceneratorin e Tiranës është shtyrë për shkak se prokurori i çështjes kërkoi kohë për të administruar aktet procedurale.

Seanca e radhës është caktuar për datën 13 dhjetor. Kujtojmë se më 1 gusht 2023, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

banner

Hetimet kanë nisur që në vitin 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy