Pasi shënoi kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve, Jude Bellingham vrapoi drejt këndit dhe festoi duke tundur gishtin e vogël të dorës duke mbajtur flamurin e këndit.
Kjo nuk është hera e parë që anglezi e bën këtë festë.
Kur Bellingham shënoi kundër Gironas në fundjavë, ai festoi në të njëjtën mënyrë
Pra, çfarë do të thotë e gjithë kjo?
Sipas vetë lojtarit, festimi është një nderim për ikonën e muzikës Elvis Presley – që e kishte dashuruar futbollin.
Bellingham është një fans i vërtetë i Presleyt legjendar, i cili vdiq në vitin 1977, shumë kohë përpara se Jude të lindte.
Bellingham tani ka 6 gola dhe po aq asistime në 19 ndeshjet e tij të para këtë sezon.