Hojlund e shpëton Man Unitedin në përballjen me Plzenin – fitore e madhe në Ligën e Evropës

by Nexhat

Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Viktoria Plzen në rrethin e gjashtë të Ligës së Evropës, pasi triumfuan 2-1.

Pjesa e parë ishte e dobët nga të dyja skuadrat, përkundër se lëshuan raste të mira shënimi.

banner

Në minutën e 48-të, Matej Vydra kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Sulc.

Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Rasmus Hojlund.

United nuk u dorëzua dhe ia shkaktoi humbjen e parë në shtëpi Plzenit, pasi shënoi për 2-1 sërish me anë të Hojlund (88′).

Pas rrethit të gjashtë, United ka 12 pikë, ndërsa në rrethin e shtatë takohet me Rangers.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy