36
KF Dukagjini ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në Superligë.
Ekipi nga Klina triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Ferizajt, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kosovar.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 83-të nga Altin Merlaku, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 20 pikëve dhe përkohësisht merr pozitën e gjashtë në tabelë.
Në anën tjetër, Ferizaj bie në vendin e parafundit me tri pikë më pak