Në një moment të tensionuar Big Brother VIP Kosova, Xuxi dhe Drenusha u përballën në një përplasje të fortë pas një deklarate të Xuxit që përdori një situatë të ndodhur shumë vite më parë, lidhur me babain e Drenushës, për lojë.
Drenusha shprehu zemërimin e saj të madh pasi Xuxi përmendi babain e saj, duke theksuar se ky ishte një temë shumë e ndjeshme për të, që nuk duhej të përdorej për interesa personale në lojë.
Xuxi kishte deklaruar se babai i Drenushës, i cili ka qenë gjyqtar, kishte gjykuar shqiptarë që gjatë asaj kohe konsideroheshin “shovenistë” dhe “separatistë” nga sistemi i atëhershëm i Serbisë.
Sipas Xuxit, ai kishte dënuar edhe të burgosur politikë.
Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të ashpër nga Drenusha, e cila e cilësoi përdorimin e historisë së babait të saj në këtë kontekst si të papranueshëm.
Drenusha, e emocionuar, shprehu se nuk ishte e drejtë që një çështje kaq personale të përdorej për lojë dhe manipulim.
Ajo theksoi se ajo nuk e kishte përdorur kurrë historinë e Xuxit që e ka ai me vajzën e tij dhe ai nuk është dashur t’ia përmend asaj një çështje aq personale.
Në dhomën e rrëfimit, Drenusha u shpreh e përlotur dhe foli me dhimbje për humbjen e babait të saj, i cili kishte ndërruar jetë para 27 vitesh.
Ajo tha se ende nuk ka mundur të pajtohet me humbjen dhe se kjo është një dhimbje që e ka mbajtur brenda për gjithë këto vite.
Kjo përplasje ka shtuar tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke nxjerrë në pah një tjetër anë të banorëve, ku ndjeshmëria dhe historitë personale bëhen pjesë e lojës, duke krijuar konflikte të papritura dhe të forta.
Edhe opinionisti Milaim Zeka ka shprehur keqardhje për sjelljen e një teme kaq të ndjeshme brenda shtëpisë