Pas eliminimit të Kevin nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duket se lidhja e tij me Anën është forcuar menjëherë.
Ana e ka konfirmuar këtë lidhje me një postim të veçantë në InstaStory, ku ka shpërndarë një fotografi të dorës së Kevin në prehrin e saj, ku shfaqet edhe një unazë me inicialet e të dyve, simbol i lidhjes së tyre.
Unaza, që Ana ia dhuroi Kevin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, është bërë tani një dëshmi e dashurisë së tyre të rinisur.
Ky postim ka tërhequr vëmendjen e fansave të çiftit dhe ka ngritur pyetje mbi zhvillimet e mundshme të lidhjes së tyre jashtë shtëpisë së Big Brother.
Pas kësaj ngjarje, duket se ata janë bërë zyrtarisht një çift, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke i konfirmuar ndjekësve se lidhja e tyre është e vërtetë.