Muric zgjidhet lojtari i ndeshjes në fitoren e Ipswichit

by Nexhat

Pas një barazimi e tri disfatave të njëpasnjëshme, Ipswichi i portierit të Kosovës, Arijanet Muric, ka fituar të shtunën në ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues, me gol të minutave shtesë.

Ipsëichi fitoi në udhëtim te Wolverhamptoni, 2:1, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Skuadra e portierit Muric kaloi në epërsi në minutën e 15-të, pas autogolit të Matt Dohertyt.

Matheus Cunha realizoi në minutën e 72-të në portën e Muricit, ndërsa golin e fitores mysafirët e shënuan në minutën e 94-t me mesfushorin Jack Taylor.

Muric vlerësua me notën 8.1 nga “Sofa Score” dhe “FotMob”, rrjedhimisht u zgjodh më i miri i ndeshjes.

Muric kishte pesë pritje gjatë tërë ndeshjes, tri prej të cilave ishin brenda zonës së rrezikshme.

Ipswichi tani ka 12 pikë në vendin e 18-të, ndërsa Wolverhamptoni, një pozitë më poshtë, përkatësisht të parafundit në tabelë, ka nëntë pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy