Drenusha ka ndarë detaje mbi prapaskenat e ndarjes së saj nga ish-partneri, duke hedhur dritë mbi problemet që nisën mes tyre pas një ndryshimi të madh në jetën e tij profesionale dhe financiare.
Sipas saj, gjithçka filloi të përkeqësohej kur ish-partneri i saj filloi të kishte sukses financiar.
Ajo zbuloi se, në vend që ky sukses të përforconte marrëdhënien e tyre, ndodhi e kundërta. “Në momentin kur ai filloi të ketë para, gjërat ndryshuan shumë keq. Ai e ndjeu veten të fuqishëm dhe aty filluan problemet”, tha Drenusha.
Duke treguar më shumë për periudhën e tyre së bashku, ajo shtoi se të dy kishin punuar në një kompani të përbashkët, e cila fillimisht i kishte bashkuar, por më pas u bë burim konflikti.
“Në atë periudhë kemi punuar bashkë, e kemi pasur një kompani. Kur jemi ndarë nga ajo kompani, vendosa të pavarësohem dhe të mos kisha më asnjë lidhje me ta”, tha ajo.
Për Drenushën, lidhja ekonomike që kishin ndërtuar ishte e dëmshme për marrëdhënien e tyre personale. Ajo tregoi se ish-partneri i saj filloi të shihte suksesin si një mënyrë për të fituar kontroll mbi të.
“Kam parë që lidhja jonë ekonomike e ka shkatërruar marrëdhënien tonë, sepse ai e ndjeu veten më të fuqishëm”, tha ajo.
Megjithatë, Drenusha nuk pranoi të nënshtrohej ndaj këtij ndryshimi të dinamikës mes tyre. “Këtu kanë filluar problemet direkt.
Fuqizimi i tij ishte një përpjekje për të më përmbysur mua, por unë nuk e kam pranuar këtë gjë”, përfundoi ajo, duke theksuar se pavarësia ishte vendimtare për të.