Sipas raportimeve, zëvendës-kapiteni i Liverpool, Trent Alexander-Arnold thuhet se ka refuzuar deri në tre oferta nga klubi për të zgjatur kontratën e tij, mes interesimit në rritje nga Real Madrid .
Reds kanë pohuar se nuk do ta shesin Alexander-Arnold në janar dhe mbeten të sigurt se ai përfundimisht do të rinovojë kontratën e tij.
Megjithatë, heshtja e 25-vjeçarit për të ardhmen e tij ka ngjallur shqetësime te fansat
Alexander-Arnold, së bashku me kapitenin Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah, i skadon kontrata në fund të sezonit aktual.
Që nga 1 janari, treshja do të ketë të drejtë të nënshkruajë marrëveshje parakontrate me klubet e huaja.
Ndërsa Van Dijk dhe Salah kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre për të qëndruar në Anfield, Alexander-Arnold i ka mbajtur letrat afër gjoksit.
Reprezentuesi anglez ka deklaruar se preferon t’i mbajë private negociatat e kontratës, për shkak të respektit për klubin e tij të fëmijërisë.
“Unë kam qenë në klub 20 vjet tani, kam nënshkruar katër ose pesë zgjatje të kontratës dhe asnjëra prej tyre nuk është shfaqur në publik dhe as kjo nuk do të jetë”, tha Alexander-Arnold për Sky Sports.