Manchester United raportohet se janë duke mbajtur një sy afër situatës së Miguel Gutierrez para hapjes së afatit kalimtar dimëror.
‘Djajtë e Kuq’ pritet që të shpenzojnë një shumë të madhe parash për ta përforcuar skuadrën gjatë muajve në vazhdim, pasi trajneri i ri Ruben Amorim po synon rindërtimin e ekipit
Një prej pozitave kryesore që është përmendur si nevojë për ta përforcuar është ajo e krahut të majtë të mbrojtjes, kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme të Luke Shaw me lëndimet.
Sipas një raportimi nga Teamtalk.com, Gutierrez tashmë është bërë një opsion i mundshëm dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh me Gironan.
Sidoqoftë, nuk është e sigurt se mund të hapen negociata për transferimin e tij, pasi ish-ekipi i Gutierrez, Real Madrid, po ashtu ka shprehur interesim për të.
‘Los Blancos’ ende zotërojnë 50 për qind të klauzolës së Gutierrez dhe një klauzolë riblerje prej 8 milionë eurosh, si pjesë e marrëveshjes kur e shitën atë në 2022.
Gutierrez me gjasë pritet që të kërkojë siguri sa i përket rolit të tij në skuadër, para se të konsiderojë ndonjë largim të mundshëm