PODUJEVË/ Arrestohet një person për vjedhjen e ndodhur ditë më parë brenda një shtëpie

by Nexhat

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës është arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

“Ka qenë puna operative e hetimore e hetuesve ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe sekuestrimin e një shume të parave (dyshohet të vjedhura)”, njofton policia.

banner

Sipas PK-së, personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13.12.2024, ku në një shtëpi janë vjedhur para.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy