Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Rumani.
Rrahmani këtë çmim e mori nga e Shoqata e futbollistëve amatorë dhe jo amatorë të Rumanisë në një ceremoni që u mbajt mbrëmjen e së hënës.
Pas marrjes së këtij çmimi reagoi edhe vet lojtari, i cili tha se ndihet i lumtur dhe i nderuar që është bërë fitues i tij
“Jam shumë i lumtur dhe shumë i nderuar që jam votuar nga trajnerët dhe lojtarët si lojtari më i mirë i huaj i sezonit 2023/2024 organizuar nga AFAN.
“ Një falënderim i veçantë për ish-shokët e mi të skuadrës, stafin trajnerëve dhe të gjithë atyre që më ndihmuan të kem një sezon të mrekullueshëm. Zoti na bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Rrahmani.
Rrahmani shkëlqeu me fanellën e Rapid Bukureshtit klub tek i cili ishte transferuar tek Ballkani.
Pas paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit rumun, ai u shit për pesë milionë euro tek Sparta Praga, që ishte shifër rekord për klubin çek.
albionrrahmani9
I am very happy and very honored to be voted by the coaches and the players as a best foreign player of the season 2023/2024 organized by @afan_bucuresti
A special thanks to my ex teammates , coaching staff and everybody around @fcrapid1923oficial who helped me to have a great season.
God bless us all 🙏🏻
Albion Rrahmani❤️