Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, hidhet tymuese nga opozita (VIDEO)

by Nexhat

Seanca e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi u ndërpre për disa minuta të martën pas një incidenti, kur një bombol tymuese u aktivizua në sallë.

Ky moment ndodhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe pushtetit lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

banner

Diskutimi përfshinte edhe çështjen nëse duhet shpallur një thirrje publike për zgjedhjen e pasuesve të tyre. Opozita e cilësoi si një puç kushtetues vendimin e Bordit për të deklaruar se këta gjyqtarë i kanë përmbushur kushtet për pension, ndërsa qeveria e mbrojti si një veprim të ligjshëm.

Pas incidentit me bombolën tymuese, sipas A2cnn, komisioni vazhdoi punën dhe vendosi të publikojë një shpallje për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi

Po ashtu, u diskutua që presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, të publikojë një shpallje për dy gjyqtarë të tjerë, të cilët do të zgjidhen nga ai vetë.

Në përfundim të seancës, kryetari i Kuvendit, Andria Mandiq, kërkoi shkarkimin e një gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese, Dragana Gjuranoviq, një vendim që u prit me thirrje “tradhti” nga opozita.

Pas kësaj, Daniel Zhivkoviq, lider i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), njoftoi se në Parlamentin malazez kishte ndodhur një grusht shtet kushtetues, duke thënë se ky veprim kishte për qëllim krijimin e një Gjykate Kushtetuese që do të funksiononte sipas udhëzimeve të shumicës parlamentare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy