Arda Guler vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori turk nuk është një titullar i rregullt nën urdhrat e Carlo Ancelottit dhe kjo e bënë të ardhmen e tij të paqartë.
Bayer Leverkusen shprehu dëshirë për huazimin e tij, megjithatë ka qenë vet Guler që ka refuzuar t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë
Futbollisti i talentuar ka ngjallur interesimin e disa skuadrave, ndaj kjo e bënë të ardhmen e tij shumë të pasigurtë.
Sipas mediave të ndryshme në Spanjë, tani Borussia Dortmund ka trokitur në derën e Real Madridit duke kërkuar huazimin gjashtë mujor të Guler.
Drejtuesit e skuadrës gjermane synojnë t’i japin një shtysë cilësore skuadrës së tyre me Guler gjatë afatit kalimtar dimëror
Megjithatë arritja te Arda nuk do të jetë aspak e lehtë, me sulmuesin që po këmbëngulë të qëndrojë në Santiago Bernabeu.