Xavi mund ta marrë në dorë gjigantin italian

by Nexhat

Xavi Hernandez mund të bëhet me ekip të ri.

Trajneri spanjoll u nda nga Barcelona gjatë verës që shkoi, ndërsa për momentin është i papunë.

banner

Por, mediumi spanjoll “El Nacional” raporton se legjenda katalunase i ka nisur kontaktet, dhe atë të avancuara, me Milanin,

Ish-futbollisti spanjoll është opsioni i parë për t’i drejtuar Kuqezinjtë, të cilët nuk janë të kënaqur me punën që po e bën trajneri aktual, Paulo Fonseca.

“Rossoneri” kanë mbetur larg kreut të tabelës dhe për këtë drejtuesit e klubit po planifikojnë të bëjnë ndryshime.

Gjithashtu, trajneri portugez nuk i ka punët mirë me yjet e ekipit si Raphael Leao dhe Theo Hernandez, prandaj pasardhësi i Stefano Piolit mund ta ketë jetë të shkurtër në “Milanello”.

Xavi në “San Siro” do ta gjente pikërisht Leaon, të cilin e admiron dhe dëshironte ta sillte në “Camp Nou” sa ishte pjesë e Barçës.

Mbetet të shihet nëse trajneri i ri spanjoll do të përfundojë tek Milani apo jo.

Xavi mund ta marrë në dorë Milanin në verën e vitit 2025, por edhe më herët, nëse ekipit nuk i shkojnë mirë punët gjatë këtij edicioni.

Barazimi i fundit në shtëpi i ka dëshpëruar tej mase tifozët e Milanit, të cilët janë ankuar në kryesinë e klubit, në trajnerin dhe në lojtarët, duke kërkuar ndryshime drastike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy